Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Krizë financiare te LUFTËTARI? Reagon presidenti i gjirokastritëve

Shkruar nga NEWSPORT
Krizë financiare te LUFTËTARI? Reagon presidenti i

Presidenti i Luftëtarit ka reaguar në lidhje me aludimet e kohëve të fundit se Luftëtari ndodhet në krizë financiare. Zërat se largimet e lojtarëve dhe rezultatet e dobëta të muajve të fundit lidhen me financat e klubit gjirokastrit, presidenti Tavo i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike, ku nëpërmjet një deklarate për mediat thekson se përsa kohë ai do jetë në krye të klubit një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Numri një i bluzinjve gjithashtu thekson se largimet e fundit të lojtarëve ka ardhur për shkak të përfundimit të kontratave të tyre dhe jo për shkak të moskorrektesës në pagesa, dhe premton se pavarësisht nisjes së keqe të kampionatit, Luftëtari do të rikthehet së shpejti në nivelet e larta të dy sezoneve të fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga