Sponsorat janë kthyer në një problem të madh për klubet shqiptare. Kushtet e vendosura si dhe promovimi i paktë kanë bërë që shumë kompani të zgjedhin një tjetër disiplinë për të financuar.
Por, ajo që ka bërë një klab striptizmi në Korçë është me të vërtetë brilante. “Platinium Strip Club” është sponsori më i ri i skuadrës së Kategorisë së Dytë të futbollit në vend, KF Maliqi.
Që prej ditës së sotme, në fanellën zyrtare të Maliqit ka vend dhe për logon e klabit, i cili për të motivuar lojtarët ka premtuar argëtim falas pas çdo fitoreje.
“Platinum promovon jeten e shendetshme sportive dhe argetimin. Kenaqesi qe KF Maliqi mban logon tone. Ekipi perfiton argetim falas pas cdo fitoreje. Suxese Cuna!”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.