Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndreu kritik në start: I pafalshëm pësimi i golit të dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndreu kritik në start: I pafalshëm pësimi i golit të

Trajneri i Laçit debuton me humbje, por është i bindur se skuadra e tij do të ndryshojë shumë shpejtë dhe do të dalë atje ku pritet. Kurbinasit sipas Ndreut janë në ngërç psikologjik dhe si për pasojë nuk po  arrijnë që të zhbllokohen në rezultat.

"Skuadra është e re dhe nuk ka eksperiencën e duhur siç e ka Partizani, që dua të them se kundërshtari e dominoi rezultatin për shkak të eksperiencës. Ne kemi grup të mirë, djem që vrapojnë, por nuk u falet gabimi te goli i dytë, pasi pësuam sepse nuk u vendosën mirë, duke e lënë sulmuesin e Partizanit të shënonte".

"Ne po vuajmë ngërçin e rezultateve, duke mos marrë pikë, gjë që rëndon shumë te skuadra. Por, kam bindjen se do të vijnë rezultatet, pasi djemtë vrapojnë dhe prodhojnë lojë. Kjo është ajo që më bind".

"Për sa i përket merkatos së janarit, është shumë herët për të folur, pasi kam bindjen se me pak ndryshime ky grup do të dalë atje ku duhet. Siç e keni parë, ne po prodhojmë lojë, por vuajmë para portës ku nuk arrijmë që të shënojmë", përfundoi trajneri i kurbinasve Ramadan Ndreu.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7