Kristjan Asllani ëhstë një nga lojtarët më premtues që kombëtarja shqiptare ka në gjirin e saj. Mesfushori që luan me Interin në Serie A, sa herë që ka zbritur në fushën e lojës ka dhën maksimumin e tij, por kjo si ka mjaftuar që të fitojë besimin e Simone Inzaghit.
Por pavarësisht se nuk është ndër të preferuarit e Inzagit, në Itali kanë vlerësuar talentin e tij. Në edicionin e 28-të të “Premio Gentleman” në Milano, event i dedikuar “Fair Playt”, Asllani ka marrë një çmim mjaft të veçantë. Mesfushorit kuqezi iu akordua çmimi i dedikuar për talentet “Zbulimi i të Rinjve”.
Pas fitimit të këtij çmimi, Asllani ka theksuar se për të është kënaqësi dhe nder, ndërsa është i lumtur që mban veshur fanelën e Interit, pasi është tifoz i zikaltërve që i vogël.
“Është një kënaqësi e madhe për mua të më akordohet ky çmim. Telefonata nga Inter? Pranova menjëherë, nuk kishte dyshime. Kjo sepse unë jam edhe një tifoz i Interit, për mua është një nder i madh që mbaj veshur këtë fanellë”, u shpreh Asllani.
L’Inter è stata protagonista della serata dedicata al Premio Gentleman, dove sono stati premiati il CEO Sport Giuseppe Marotta, Federico Dimarco, Lautaro Martinez e Kristjan Asllani #ForzaInter
— Inter (@Inter) September 13, 2023