
Serie A do të zbresë ditën e sotme në fushë për të zhvilluar 4 nga sfidat e javës së 37-të të saj.4 duele mjaft interesante në program për tu luajtur, ndërsa spikasin sfidat që vënë përballë ekipet që kërkojnë Champions dhe Europa League.
Në orën 15:00 do të luhen duelet mes Salernitana-Udinese dhe Spezia-Torino, ndërsa në orën 18:00 në fushë është radha e Fiorentinës që pret Romën. Skuadra e Jose Mourinhos kërkon të “blinojë” Europa League, ndërsa tenton të “kërcënojë” Milan për zonën Champions. Nga krahu tjetër skuadra vjollcë luan pa asnjë objektiv, pasi ndodhet në mesin e tabelën së klasifikimit.
Ndeshja tjetër dhe më e rëndësishmja e mbrëmjes është dueli mes Inter dhe Atalantës, ora 20:45. Zikaltërtit dhe bergamaskët do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për zonën Champions, pasi diferenca mes tyre ëhstë vetëm 5 pikë, kur kanë mbetur edhe 2 sfida. Skuadra e Kristjan Asllanit ndodhet e 3-ta në renditje, ndërsa ekipi i Berat Gjimshitit në vendin e 5-të me 61 pikë.