Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kreu i KOKSH-it paralajmëron largimin, BEZHANI: Dua të vendos përpara përgjegjësisë të gjithë abuzuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Kreu i KOKSH-it paralajmëron largimin, BEZHANI: Dua të vendos

Samiti i 3-të për integritetin në sport ka bërë bashkë në një organizim të gjithë anëtarët e KOKSHI-t në Prishtinë. Presidenti Viron Bezhani në fjalën e rastit ka falenderuar Komitetin Olimpik të Kosovës për solidaritetin në rastin tragjik të tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu janë vendosur disa synime në vijim të punës, si: demokracia e brendshme, ligjshmëria e funksionimit, transparenca e aktiviteteve dhe vënien përpara përgjegjësisë të të gjithë abuzuesve.

Deklarata e Viron Bezhani-t:

Kosove 10.12.2019

Ne këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët desha të falenderoj presidentin e SIGA z.Emanuel, Federatat sportive të Kososvës, Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe Presidentin e tij Z.Besim Hasani për solidarizimin dhe kontributin konkret që po japin në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti

Të nderuar kolegë dhe miq!

Së pari dëshiroj të falenderoj organizatorët e këtij takimi për mundësinë që më dhanë për të ndarë me ju eksperiencën time disa vjecare në drejtimin e KOKSH-it, duke paraqitur këtë material të shkurtër përpara jush.

Këtë prezantim do ta nisme thënien e Tomas Bah gjatë Asamblesë në Dohas Katar të mbajtur në datën 18.10.2019, i cili theksoi se: "Manaxhimi i mirë i fondeve fnanciare që jep solidariteti Olimpik duhet të jetë shumë e rëndësishme për çdo komitet dhe organizatë. Po sipas tij, primar duhet të jetë sportisti dhe sporti dhe shumica e fondeve financiare duhet të shkojnë për ta. Gjithashtu, ai theksoi se Lojrat Olimpike nuk janë krijuar për të fituar para por për të ruajtur vlerat dhe rëndësinë e sportit në shoqërinë e një vendi. Në qoftëse Lojrat Olimpike do të përdoreshin për biznes,ato nuk do të ishin më të tilla, dhe do kishim të tjera jo ato që krijoi dhe ideoi Pjer Kuberte. Asnjë individ nuk duhet të vërë përpara interesin e tij personal", theksoi Tomas Bah......

Nisur nga fjalimi i tij, unë mendova të sjell sot përpara jush eksperiencën time, disa mendime dhe pse jo, edhe disa të vërteta jo shumë të mira nga ajo çfarë po ndodh sot realisht në KOKSH.

Në fakt, duhet theksuar se menaxhimi efektiv i njëorganizate sportive, sikurse e cdo organizate tjetër, është pa dyshim, çelësi i suksesit të saj. Në këtë drejtim, sado e suksuesshme të jetë organizata sportive, ka gjithmonë mundësi përmirësimi.

- Tashmë është eshte e qartë që elementet themelore të një funksionimi efektiv të një organizate sportive janë:

1. Demokracia e brendshme

2. Ligjshmëria e funksionimit

3. Trasparenca e aktivitetit dhe fondeve financiare.

Në një vështrim të përgjithshëm këto tre elementë nënkuptojnë funksionimin e një organizate duke respektuar kolegjialitetin dhe vendimmarrjen e bazuar në rregullat demokratike, që garantohen nga karakteristikat themeluese të saj.

Organizata sportive, më shumë se cdo organizatë tjetër, është bashkimi i njerëzve të barabartë që kanë qëllime të njëjta dhe ndajnë objektiva të përbashkëta në realizimin e misionit që i kanë vënë vetes dhe që e kanë formalizuar në Statutin e asaj organizate. Natyrisht demokracia e brendshme kërkon krijimin e një hierarkie institucionale, vendimarrëse të saktë, ligjore, statutore dhe kërkon respektimin e kësaj vendimamrrjeje në cdo element të saj. Nëse për disa arsye kjo demokraci nuk respektohet, atëherë këto organe drejtuese nuk funksionojnë siç duhet dhe marrin kompetencat e njeri-tjetrit, atëhere demokracia e brëndshme cënohet dhe organizata do të shfaqë probleme të rënda në realizimin e misionit dhe qëllimit të saj.

Ligjshmëria e funksionimit lidhet ngushtë me elementin e parë që sapo trajtova. Në aktivitetin e saj organizata sportive duhet të bazohet pa asnjë devijim në aktet ligjore në fuqi. Gjithashtu, një kusht themelor për një funksionim të ligjshëm, është hartimi i akteve ligjore të brendshme të organizates si statute, rregulloret e brendshme financiare, teknike apo disiplinore sa me të qarta e të hollësishme. Nëse këto akte ligjore nuk do të jenë të qarta dhe të sakta, atëhere mundësitë që funksionimi i organizatës të mos jetë efektive, janë jashtëzakonisht të mëdha.

Trasparenca financiare është gjithashtu një kusht vendimtar për një funksionim efektiv të një organizate sportive.Kjo trasparencë kërkon që vendimet, me pasoja kosto financiare, të merren në mënyrë kolegjiale, të publikohen dhe të bëhen të njohura për të gjithë anëtarët; të monitorohen rreptësisht gjatë përdorimit të këtyre fondeve duke respektuar rregulloren financiare të organizatës dhe legjislacionin financiar në fuqi.

Pas trajtimit shkurtimisht të këtyre tre elementeve të funksionimit të një organizate sportive, trajtim që ishte shumë konciz nga ana ime, sepse besoj që janë elementë që teorikisht dhe praktikisht njihen shumë mire nga ju të gjithë, më lejoni që, sa thashë më lart, ta konkretizoj me shembullin e KOKSH.

Në fakt, jemi mësuar që në takime të tilla apo në auditore të tilla si ky i sotmi, të flasim për situate dhe raste të sukseshme dhe të japim shembuj positiv në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e një organizate sportive.

Por, për fat të keq dhe me një ndjenjë të theksuar faji dhe përgjegjësie personale, do të paraqes sot një shembull tipik konkret, ku do të tregojë sesi elementët që trajtova teorikisht më lart, kohët e fundit janë keqpërdorur në praktikën e funksionimit dhe të manaxhimit tëKOKSh.

Pa dashur të hyjë në shumë detaje dhe në hollësira teknike pasi do të ishte e pamundur, shkurtisht dua t'ju bëj me dije se, fatkeqësisht në KOKSH nuk respektohen dhe zbatohet me korrektësi kompetencat e autoritetit drejtues të Presidentit, të Komitetit Ekzekutiv apo edhe ato të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH. Nga ana tjetër, Sekretari i KOKSH, vepron dhe merr vendime pa dijeninë e Komitetit Egzekutiv duke marrë kompetencat e organit kolegjial, siç është ai i Komitetit Ekzekutiv dhe duke kryer në këtë mënyrë edhe shpërdorim të detyrës dhe shkelje të statutit dhe rregullores së funksionimit të KOKSH-it.

Nga ana tjetër, edhe brenda anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ka elementë të cilët nuk respektojnë ligjin apo rregullin, duke bërë në këtë mënyrë që KE të mosfunsionojë ashtu sic duhet dhe në mënyrë të ligjshme, dhe të mos marrë vendime në të mirë të organizës dhe për të arritur qëllimin dhe misionin e saj.

Një tjetër aspekt që dua të ndaj sot me ju është edhe cështja e trasparencës financiare në KOKSh. Bazuar në auditin e jashtëm, në Asamblenë e fundit të KOKSh u raportuan shkelje të rënda të cilat kanë ardhur si rezultat i mungesës së plotë të trasparencës financiare. Janë konstatuar se janë marrë vendime personale dhe jo kolegjiale; nuk janë zbatuar aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në lidhje me mënyrën e pagesës, të taksimit të tyre, etj .

Sekretari rit rogen e vet dhe te administrates Dy fish duke shkelur vendimin qe thote vetem 10 % dhe e con ne 40% Presidenti Tomas Bah thot primare duhet te jen sportistet kurse keta risin rogat e veta dhe marin fond sa marin te gjitha federatat sebashku.

Sigurisht, për sa papashtrova më sipër, pergjegjesia është edhe e imja si President i KOKSh. Pikerisht në emër të kësaj përgjegjësie, unë kam ezauruar të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore; kam njoftuar institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar dhe ato të huaja.

Objektivi i afërm është organizimi i një asambleje të jashtëzakonshme të KOKSh, nëpërmjet të ciëlës, duhet të realizohen disa ndryshime statutore që kërkojnë anëtarët e KOKSH dhe që janë bllokuar nga KE për arsye interesash personale, Dhe mejehrë pas kësaj, të shkohet në zgjedhjet e parakohshme të KE.

- Sigurisht, në përfundim të këtij procesi, si President i KOKSH, do të rishikoj edhe pozicionin tim duke analizuar edhe përgjegjësinë që ndjej për mungesën e vigjilencës dhe besimin e tepruar ndaj sekretarit të KOKSH dhe disa anëtarëve të KOKSh.

Si përfundim, kam bindje të plotë për sa kam vepruar se kam zbatuar ligjin, statutin dhe rregulloren dhe me këto veprime që kam kryer, kam synuar që:

1. Të kthej ligjshmërinë, demokracinë dhe trasparencën financiare në funksionimin e KOKSh

2. Të vendos përpara përgjegjësisë të gjithë abuzuesit dhe shpërdoruesit e detyrës në KOKSh.

3. Të rikthej besimin e opinionit sportiv në funksionimin e ligjshëm të KOKSh.

4. Të bëj të mundur që KOKSh të ketë në përbërje të tij, persona që zbatojnë ligjin dhe rregullin dhe nuk keqpërdorin besimin e anëtarëve të tjerë të tij.

Ju faleminderit!

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga