
Ekipet zinxhir të moshave vazhdojnë të krenojnë ekipin e parë të Elbasanit. Pak ditë më parë ishte ekipi i grupmoshës U-11 që arriti të merrte medaljen e artë në një turne ndërkombëtarë të zhvilluar në ohër të Maqedonisë.
Përsa i përket grupmoshës U-13 në këtë turne arritën të shkonin vetëm në finale duke u mposhur nga goditja e 11-metërshave. Por kjo gjë duket si ka bërë akoma më të fortë 13 vjeçarët nga Elbasani.
Ditën e djeshme ata kanë arritur të mposhtin në finale ekipin e Turbinës me shifrat 2-0 dhe ky sukses i arritur nga verdheblutë e vegjël ka marrë vëmëndjen e ekipit të parë. Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë ata i urojnë suksese 13-vjeçarëve.
Postimi i AF Elbasanit:
Nje tjeter sukses per Akademine tone verdheblu.
Nen drejtimin e trajnereve Eriol Merxha dhe Marsid Dushku skuadra U13 shpallet Kampion per kete moshe duke mundur ne finale skuadren e Turbines 2-0
Suksese djema, me te miret