
Ballkani
Ballkani ka njoftuar sot largimin e 3 lojtarëve ditën e sotme. Klubi shqiptar ka felendferuar secilin prej tyre për kontributin e dhënë te kampionët në fuqi.
Largimi më i rëndësishëm është Damir Luljanovic. Portieri kaloi 4 vite te skuadra e Superligës së Kosovës duke qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të ekipit. Gardiani largohet pas një ekpserience të madhe në futbollin dardan.
Gjithashtu, nga klubi i Orges Shehit janë larguar edhe dy futbollistë të tjerë. Ata janë Arbnor Halitjahaj dhe Alfred Mensah. Këtë njoftim klubi e ka komunikuar në një postim në rrjetet sociale. Skuadra i shpreh suksese secilit prej tyre në rrugëtimin e ri.
Poll