
Malisheva do të luajë në kualifikueset e Conference League dhe tashmë ka përforcuar skuadërën. Xhemajl Ibishi është transferimi më i ri i i skuadrës shqiptare në merkaton e verës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Malisheva përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Sulmuesi 24-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin e tij me Shkupin dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i Malishevës në rrjetet sociale:
FC Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar.
Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadren tonë për garat europiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.
Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakel, shumë gola dhe asiste!
Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres tonë, për të qenë sa më të gatshem për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.
Mezi presim të të shohim në fushë, Xhemajl!