
Sunday Adetunji është zyrtarisht një futbollist i Ballkanit. Ashtu siç Newsport.al kishte njoftuar një javë më parë, kampionët e Kosovës blindojnë repartin ofensiv me një goleador ‘rrace’.
Adetunji është një emër mjaft i njohur për futbollin shqiptar pasi nigeriani 26-vjeçar shkëlqeu me bardheblutë e Shkupit në kampionatin iliridas.
Pasi mbylli aventurën te kampionët e Sllovenisë, Celje, bomberi ka firmosur sot me Ballkanin teksa prej disa ditësh ka nisur edhe stërvitjen nën urdhërat e Ilir Dajës.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
“Edhe një aset i çmueshëm në fazën sulmuese. Tifozë të dashur, nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh. 26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në "makineri" golash.
Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t'i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv. Ëelcome champ”, shkruan klubi.