
Ballkani - Ilir Daja
Pasi ka siguruar shërbimet e Geralb Smajlit dhe me shumë mundësi do të mbajë në ekip edhe Marsel Imsajlgecin duke përforcuar kështu repartin e mbrojtjes, Ballkani po hedh sytë nga ofensiva.
Newsport.al ka mësuar se klubi nga Theranda ka arritur marrëveshjen me një sulmues nigerian. Sunday Adetunji është lojtari më i ri i Ballkanit. Gjithashtu, 26-vjeçari ka nisur stërvitjen me ekipin e drejtuar nga Ilir Daja.
Adetunji ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Celje në Slloveni, teksa më parë është aktivizuar edhe në ekipe nigeriane. Gjithashtu, 26-vjeçari ka luajtur dy sezone edhe me Shkupin. /Nikoll Rajta/
Poll