Guri Hana nuk është më futbollist i Prishtina e Re. Lajmin e largimit nga kryeqytetasit e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
24-vjeçari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa mbyll këtë aventurë te Prishtina e Re 3 vitesh. Tashmë qendërmbrojtësi del futbollist i lirë në treg dhe do të jetë në pritje të ofertave.
“Ju njoftoj se pas gati tre vitesh kam përfunduar bashkëpunimin me klubin Prishtina e Re. Një periudhë në të cilën u shpallëm kampionë në Ligën e Parë dhe arritëm suksesin historik – ngjitjen në Superligë. Faleminderit klubit dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi”, ka shkruar futbollisti.
Ky i fundit përveç Prishtina e Re ka luajtur edhe për Besën e Pejës dheTrepça ’89, teksa sipas “gazeta Blic” bëhet me dije se 24-vjeçari përveç nga ekipet e Superligës së Kosovës, në Maqedoni dhe në Shqipëri, emrat e të cilave nuk bëhen ende të ditura.
