Drenica ka bërë disa afrime shumë të rëndësishme në këtë merkato. Pas Victor Da Silvas, ekipi nga Skënderaj ka përforcuar mesfushën me një tjetër futbollist që ka luajtur në Superiore.
Këtë herë Fjoart Jonuzi ka vendosur të veshë fanellën e Drenicës, duke firmosur kontratë për të nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Te klkubi kosovarë, Jonuzi gjen ish-trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdaric.
“ZYRTARE FJOART JONUZI I BASHKOHET DRENICËS!
FC Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e mirënjohur, Fjoart Jonuzi! ✍️
29-vjeçari vjen nga kampionati shqiptar (Abissnet Superiore), ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo City. Jonuzi sjell në "Bajram Aliu" një eksperiencë të jashtëzakonshme, duke pasur në CV-në e tij ekipe elitare si:
KF Tirana
KF Vllaznia
FK Kukësi
SC Gjilani
KF Laçi
Jonuzi do të jetë një "motor" i rëndësishëm në mesfushën tonë për arritjen e objektivave të klubit.
Mirë se vjen në shtëpinë e re, Fjoart! Na priftë e mbara!”, ka shkruar klubi nga Skënderaj.
