
Prishtina e Re ka afruar në ekip një tjetër shqiptar. Pas lëvizjes së bujshme të Ardit Hilës, tashmë klubi shqiptar zyrtarizon Suad Sahitin.
Kryeqytetasit afruan pak ditë më parë ish-in e Elbasanit që nuk e ka klubin dardan eksperiencën e parë në Kosovë. Ndërsa sot radhën e kishte të zyrtarizohej me një postim në rrjetet sociale një tjetër ish-i Superiores.
Sahiti ka qenë dikur pjesë e Skënderbeut në vendin tonë, ndërsa në futbolin dardan ka luajtur dhe për Ramiz Sadikun në Ligën e Parë, Hajvalinë dhe Feronikelin.
Pikërisht, nga klubi i Superligës së Kosovës lojtari i bashkohet Hilës në fanellën e bardhë. Me korçarët, futbollisti ka luajtur dhe në Europa League, në vitet e arta të juglindorëve.
Suadi shquhet për nivelin e lartë dhe karrierën ndërkombëtare. Ai ka lujtur për emra si Sibenik, Ëisla Plock apo dhe Ael Larisa, fitues i Kupës së Greqisë.
Suad Sahiti po ashtu ka provuar shijen e një tjetër klubi shqiptar dhe skuadër kryeqytetase si Shkupi në Maqedoninë e Veriut.