Dinamo Ferizaj
Leotrim Krasniqi s’do të jetë më trajneri i Dinamos së Ferizajit. Tekniku ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipi dinamovit, për të nisur një të re me Vëllaznimin e Gjakovës.
Kështu, trajneri ndryshon ekip, por jo kampionat, duke mbetur në Ligën e Parë të Kosovës. Është vetë tekniku në fjalë, i cili ka njoftuar largimin, duke zyrtarizuar këtë lëvizje.
Kujtojmë se Dinamo e Ferizajt po bënte mjaft mirë këtë sezon, me 37 pikë në vendin e 3-të. Ndërkohë që ekipi i ri i Krasniqit, Vëllaznimi, mban vendin e 6-të me 34 pikë.
Poll
