
Marsel Ismajlgeci nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit. Mbrojtësi i majtë ka mbyllur sezonin me klubin nga Theranda, tek të cilët ishte në huazim nga boshnjakët e Zrinjski Mostar.
Ballkani nuk e ka vazhduar më bashkëpunimin me ish-in e Tiranës, teksa lajmin për largimin e 24-vjeçarit e ka dhënë vetë klubi shqiptar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Tifozë të dashur! Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar. Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij. Paç fat Marsel!”, shkruan Ballkani në faqen zyrtare.
Tashmë, Ismajlgeci do të rikthehet te ekipi boshnjak, por ende nuk dihet nëse do të vazhdojë karrierën në Bosnje apo do të transferohet diku tjetër.
View this post on Instagram