Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zhegrova mëson nga gabimet: Vij me kënaqësinë më të madhe te Kosova, jap maksimumin në secilën ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Zhegrova mëson nga gabimet: Vij me kënaqësinë më
 

Goli në fitoren 2-1 ndaj Lituanisë ka rritur moralin e Edon Zhegrovës.

Sulmuesi i krahut të kombëtares së Kosovës ka pranuar se vjen me dëshirë për të luajtur me përfaqësuesen, pavarësisht pezu[P1] llimit të ndodhur në muajin shtator.

Këtë herë, Zhegrova do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij kundër Qipros.

“Presion nuk kam. Sa herë që vij në Kombëtare vij me kënaqësinë më të madhe dhe të jap maksimumin në secilën ndeshje. Loja e kaluar ishte e mirë, por kemi mundur edhe më mirë. Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar, kemi analizuar lojën dhe besoj se ndeshja e ardhshme do të jetë edhe më e mirë”, ka thënë Zhegrova. 

Kosova dhe Qipro përballen të martën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.  Kosova numëron 6 pikë në vendin e dytë, tre më pak se Rumania, teksa Qipro në kuotën e 3 pikëve.



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga