Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ylli i Kosovës në piedestal, mediat ukrainase: Muharrem Jasharin e duan këto klube

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Kosovës në piedestal, mediat ukrainase: Muharrem Jasharin e
Muharrem Jashari

Muharrem Jashari falë paraqitjeve të tij në këtë sezon ka përfunduar në radarin e disa ekipeve. Padiksutim shkëlqimi i tij ka vazhduar edhe me fanellën e Kosovës dhe tashmë merkatoja e janarit mund ta transferojë atë tek një tjetër ekip.

Aktualisht është pjesë e LNZ në Ukrainë dhe sipas mediave të këtij vendi janë disa ekipe që synojnë transferimin e tij. Kështu sipas “TaToTake” bëhet me dije se për 26-vjeçarin interesohen Nurberg në Gjermani dhe Aris në Greqi.

Madje ekipi grek është me specifik dhe do të tentojë transferimin e tij. Gjithashtu sipas mediave ukrainasve ka interesim edhe nga ekipe ngga Çekia dhe Franca, emrat e të cilave ende nuk janë bërë të ditura.

Duke para interesimet e këtyre skuadrave, LNZ sigurisht kërkon të përfitojë nga shërbimet e Jashari. Për këtë kërkojnë 1 milionë euro për ta lënë të lirë, me palët që kanë kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2026.

Kujtojmë se në këtë sezon Jashari ka luajtur në 14 ndeshje dhe ia ka dalë të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga