 
Qatip Osmani kur ishte trajner i Vllaznisë
Qatip Osmani nuk e mban më detyrën si trajner i Malishevës, pasi është shkarkuar. Humbja e fundit me shifrat 0-5 përballë Ballkanit të Orges Shehit, ka “mbushur kupën”.
Gjithashtu, skuadra e Malishevës mban momentalisht vendin e 7-të në Superligën e Kosovës. Pas 11 ndeshjesh të luajtura, skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani deri më sot, ka vetëm 13 pikë.
Kujtojmë se Osmani ka drejtuar më parë Vllazninë gjatë sezonit 2023/2024. Ai u shkarkua nga klubi shkodran 4 ditë para ndeshjes së rëndësishme të “Final Four”, duke shkaktuar shumë polemika.
 
Poll
 
                                

 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       