 
Peter Olayinka 
Peter Olayinka nuk është më pjesë e Crvena Zvezda. Klubi serb ka vendosur që të mos e vazhdojë më bashkëpunimin me sulmuesin nigerian, duke e lënë të lirë në tregun e transferimeve.
Kujtojmë, se 29-vjeçari u transferua nga Slavia Pragës te Crvena Zvezda në vitin 2023, ndërkohë që ditën e djeshme është zyrtarizuar edhe mbyllja e bashkëpunimin me klubin serb. Vlen të theksohet, se ky vendim nuk pritej.
Kujtojmë se Olayinka është një emër i njohur për shqiptarët. Ai ka një të shkuar në Superiore, teksa shkëlqeu me Skënderbeun, në periudhën e artë të ekipit korçar.
Poll
 
                                



 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       