Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kthesa e shumëpritur erdhi, si trajneri Moriero zbuloi “sekretet” e Flamurtarit (ÇFARË MUNGONTE)

Shkruar nga NEWSPORT
Kthesa e shumëpritur erdhi, si trajneri Moriero zbuloi
Fotomontazh/ Francesco Moriero - Flamurtari

Flamurtari mori mbrëmjen e djeshme fitoren e parë në këtë sezon të Superiores. “Djemtë” e Vlorës ia dolën që të mposhtnin me shifrat 1-0 Vllazninë, në sfidën e javës së 9-të.

Ndërkohë që pas këtij takimi, trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero tha se rritja e ekipit po fillon. Ndër të tjera, në këtë moment të vështirë, që prej ardhjes së tij, tekniku italian “zbuloi” se ekipi po vendos shpirtin dhe zemrën në fushë.

Duket se diçka e tillë ka munguar më parë, me trajnerin Carlos Garcia. Pavarësisht karrierës së pasur, duket se spanjolli nuk ka marrë dot më të mirën nga lojtarët e njëjtë, të cilët mbrëmë treguan një “fytyrë” tjetër.

“Sot u rritëm shumë, vendosëm zemrën, bëmë ndeshje perfekte dhe sidomos shpirti, që është i duhuri. Po rritemi.  Çunat po më ndjekin, komplimente stafit sepse erdha në situatë të vështirë. I lumtur që solla fitoren e parë të këtij viti”, tha Moriero pas ndeshjes së djeshme.

Poll

Lexo gjithashtu