Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tirana ka cilësi”, çfarë po ndodh te bardheblutë?! Fajtor është... Bordin (DEKLARATA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana ka cilësi”, çfarë po ndodh te
Roberto Bordin

Tirana u mposht mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-4.

Ndërkohë që pas kësaj sfide, trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic u shpreh: “Edhe Tirana ka cilësi brenda”, një deklaratë e papritur, pas një fitoreje e cila u duk tepër e lehtë për elbasanasit. 

Por pas kësaj deklarate për "cilësi" brenda organikës së kryeqytetasve, lindin shumë pikëpyetje. Mos vallë fajtor është Roberto Bordin?

Pikërisht për këtë të fundit, po qarkullojnë “zërat” e një shkarkimi të mundshëm. Megjithatë, ende s’ka asgjë konkrete dhe pritet të shihet se ç’do të ndodhë me pankinën e “bardhebluve”. Deri më tani dihet që Tirana është në vendin e 9-të (parafundit) me 6 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh.

Poll

Lexo gjithashtu