Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Vetëm 5 minuta nuk ishim mirë", Gvozdenovic i jep merita kundërshtarit: Edhe Tirana ka cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
"Vetëm 5 minuta nuk ishim mirë", Gvozdenovic i jep merita
Ivan Gvozdenovic

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Faktikisht ne kemi reaguar mirë edhe përballë Ballshit. Ne vazhdojmë kështu edhe kundër Tiranës. Sot kishim ekuilibër në mbrojtje dhe shumë të fortë e agresivë në ajër dhe poshtë. Në fazën e sulmit shumë mirë, shënuam 4 gola. Edhe kundër Ballshit ishim njësor, por sot ishim më efikas. Lajthia dhe Blaisse bënë mirë. Kur ishim mbrapa, kalonim 3-4-3 dhe ishte një avantazh për ne.

Kur Tirana filloi me 3 mbrapa, unë i thashë lojtarit, por Lajthia ishte shumë larg. Ishin 3-4 minuta komunikimi i keq dhe nuk kishim ekuilibër. Ndoshta mund të them që 5-6 minuta nuk ishim të organizuar mirë. Edhe Tirana ka cilësi brenda, por qëndruam mbrapa sepse ishte gabim nga faulli dhe erdhi goli.

Sot ishim me një besim të madh që do fitonim. Edhe kur rezultati ishte 1-2, nuk ishim ne ata që kishim frikë si kundër Ballshit. Madje në Ballsh kishim më shumë stres sesa frikë”, tha Gvozdenovic

Poll

Lexo gjithashtu