Albion Rrahmani ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe tashmë është rikthyer në stërvitje te Rapidi. Lojtari shqiptarë pësoi një dëmtim para disa ditësh, ku në sfidën ndaj Cluj u detyrua të linte fushën e lojës.
Ditën e sotme Rrahmani i është bashkuar skuadrës dhe ky është një lajm i mirë për ekipin rumun. Sulmuesi do të jetë i gatshëm për duelin e ditës së hënë ndaj Petrolul, ku Rapidi do ta luajë në transfertë. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit rumun.
Këtë sezon Rrahmani e ka nisur me paraqitje pozitive, teksa në dy sfidat e para ia ka dalë të shënojë 1 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist. 24-vjeçari është një pikë kyçe në formacionin e Rapidit, ku vetëm në merkaton e verës së kaluar arriti të transferohet nga Ballkani te Rapidi. Me këto të fundit ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
View this post on Instagram