Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Gol nga pika e bardhë dhe përmbysje, shqiptari tregohet lider në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol nga pika e bardhë dhe përmbysje, shqiptari tregohet lider
Andi Zeqiri

Është luajtur ditën e djeshme sfida e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit belg mes St Truidense dhe Standard Liege. Ekipi i shqiptarit Andi Zeqiri ka arrityur të fitojë 1-2 në transfertë falë edhe kontributit të sulmuesit.

“Bomberi” i klubit belg shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 42-të me anë të një 11 metërshi. Lojtari me origjinë nga Kosova nuk gaboi nga pika e bardhë për t’i dhënë ekuilibrat skaudrës me emër në Belgjikë, pak para përfundimit të pjesës së parë.

Të kuqtë arritën në fund të përmbysnin rezultatin pasi u gjendën në disavantazh në fillim. Falë futbollistit “dardan” të kombëtares zviceriane klubi i Pro League ia doli mbanë dhe mori 3 pikë me shumë vlerë.

Ish-i i Baselit mori notën 7 dhe u vlerësua nga ekspertët e ligës belge. 79 minuta të luajtura dhe 1 realizim u bënë shkak që Standardi të niste kundërsulmin për përmbysje. Ekipi nga qyteti i madh i Liezhit ngjitet tashmë afër zonës së Play-Off pasi pozicionohet në vend të 7-të.

https://www.facebook.com/stories/101204188716980/UzpfSVNDOjE2ODI4MDY0NjU2MzQ4NzQ=/?view_single=1
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga