Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Sulmuesit trembeshin para tij”, Ballkani i jep lamtumirën ‘ministrit’ të mbrojtjes

Shkruar nga NEWSPORT
“Sulmuesit trembeshin para tij”, Ballkani i jep lamtumirën
Lumbardh Dellova

Lumbardh Dellova u zyrtarizua si lojtari më i ri i CSKA Sofie. Mbrojtësi vendosi që të mbyllte aventurën e tij te Ballkani, për të nisur një të re në Bullgari me 31 herë kampionët e këtij vendi.

Pas zyrtarizimit nga klubi bullgar, Ballkani i ka dhënë lamtumirën ‘ministrit’ të mbrojtjes me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Klubi nga Theranda i thur elozhe Dellovës, duke theksuar se të gjithë sulmuesit kundërshtarë e kishin frikë, madje duke e quajtur edhe si pronarin e repartit të mbrojtjes.

Njoftimi i klubit të Ballkanit:

Sulmuesit kundërshtar, ishin të trembur para madhështisë së tij. Hapësirat e zonave që zotëronte në fushë, sikur e kishin pronarin e tyre, i cili dominonte në çdo pëllëmbë.

Me kualitetin e tij fantastik, ai bëri për vete edhe tifozët kundërshtar, kurse për FC Ballkanin dhe Xhebrailat dha gjithçka nga vetja, që bashkarisht t’i arrijmë sukseset tona historike.

Të dashur tifozë, pas shqyrtimit të disa ofertave, klubi ka arritur marrëveshje me CSKA Sofian, që ylli ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, ta vazhdojë karrierën tek 31 herë kampioni i Bullgarisë.

Të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të qendërmbrojtësit tonë, të cilit i dëshirojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit të tij, kurse FC Ballkani gjithmonë do të mbetet shtëpia e Lumbardhit. Faleminderit gjigant!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga