Lumbardh Dellova do e vazhdojë karrierën e tij në Bullgari. Është klubi i CSKA Sofies, që ka vendosur të hapë thesin për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa ka zyrtarizuar gjithçka përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se Dellova kishte kontratë të vlefshme me Ballkanin deri në dhjetorin e këtij viti. Klubi u privua për shitjen sepse Dellova nuk kishte pranuar rinovimin. 25-vjeçari ishte lojtar kyç për Ilir Dajën në mbrojtje.
Prej më shumë se 2 vitesh, Dellova dha kontributin e tij me Ballkanin duke fituar gjithçka. Tashmë është CSKA Sofia që ka përfituar shërbimet.
Vieë this post on Instagram
Poll