Edon Zhegrova
Elegancë, driblim, shpejtësi dhe goditje “vrastare”, kjo është “meny” e Edon Zhegrovës në futboll. Transferimi te Juventusi i ka rritur kreditet 26-vjeçarit.
Por gjatë kohës që ai ishte pjesë e Lille, tregoi për ekipin ku ëndrronte te luante një ditë dhe nuk është Juventusi: “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona, nuk do ndalem deri të arrijë atje. Kam kualitet të luajë në një klub të madh botëror”.
Kjo deklaratë, ndonëse kanë kaluar disa kohë, vështirë të “përtypet” lehtë nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”. Me shumë gjasa, sulmuesi shqiptar do e nis aventurën me Juventusin në datën 13 shtator kundër Interit, takimi i cili do mbahet në “Allianz Stadium”.
Poll