Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Shans i "artë" për shqiptarin, 18 vjeçari pjesë e klubit gjerman për sfidën në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Shans i "artë" për shqiptarin, 18 vjeçari pjesë
Eliot Bujupi

Eliot Bujupi ka mundësinë të debutojë në Champions League. I riu shqiptar është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i të rriturve të Stuttgart, pasi kujtojmë gjithnjë ka luajtur për ekipin B ose U-19.

Futbollisti dardan në pronësi të gjermanëve ka treguar veten me golat dhe paraqitjen në kompeticionin e UEFA-s për grupmoshën ku bën pjesë ai, Youth League. Kjo ka tërhequr vëmendjne e drejtuesve të skuadrës si dhe trajnerit.

Sulmuesi nga Kosova përveçse po stërvitet me profesionalizmin më të lartë, me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit në përballjen e së mërkurës në Champions.

Kujtojmë që klubi i Bundesligas pret në shtëpi PSG-në në javën e fundit të Ligës së Kampionëve.  Edhe pse nuk do të jetë startues, shansi për të qenë në stol në një sfidë prestigji si kjo kundrejt parisienëve, është diçka shumë domethënëse për talentin 18 vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga