
Kosova do të luajë ditën e sotme kundër Lituanisë në transfertë, takim ky që starton në orën 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” në Kaunas. Një duel shumë i rëndësishëm, ku “Dardanët” do të kërkojnë fitoren për të “blinder” fillimisht vendin e dytë në klasifikim dhe më pas për të tentuar kreun e grupi V2 që mbahet nga Rumania.
Para kësaj përballje tifozët “Dardanë’ kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Tifogrupi i përfaqësueses së Kosovës kërkon doemos fitoren, pasi cilësohen si favoritë. Ndër të tjera nënvizojnë se 3 pikët janë opsioni i vetëm i Kosovës në sfidën e sotme.
“Kosova sot luan një tjetër ndeshje në udhëtim, përkatësisht në Lituani. Fitorja është opsioni i vetëm, sepse jemi favoritë dhe na duhet ta bëjmë me patjetër. Forca djema!”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram