
Besiktas fitoi ndaj Trabzonspor falë Milot Rashicës. Bardhezinjtë morën suksesin në derbi përballë një prej ekipeve më të mira të Turqisë falë dardanit.
Sulmuesi ishte vendimtar në golin e dytë dhe në golin e fitores së klubit turk. Për këtë, shoku i Muçit ka folur para mediave turke si një nga protagonistët e supersfidës së javës në Trendyol Superlig.
“E nisëm mirë. Ishim dominues në 15 minutat e para. U përshtatëm me lojën. Patëm rastet tona. I dhamë kontrollin kundërshtarit pas minutës së 20-të ku u ndalëm pak.
Pjesën e dytë e nisëm më mirë. Shënuam 2 gola që na mundësuan përmbysjen. Po tregojmë luftën tonë, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Trajneri më beson çdo ditë. Do e ndihmoj skaudrën me aq sa mundem”, u shpreh Rashica.