Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina triumf bindës, Mirel Josa kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Prishtina triumf bindës, Mirel Josa kalon në çerekfinale
Kupa e Kosovës

Dje janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të 1/8-ve të Kupës së Kosovës. Skuadra e Ligës së Parë, Vëllaznimi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale duke mposhtur Gjilanin.

Ekipi i Mirel Josës triumfoi me rezultat 2-1, duke shkaktuar jo pak habi. Golat për kuqezinjtë nga Gjakova i shënuan Viktor Kuka dhe Norik Krasniqi, ndërsa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Kushtrim Shabani.

Biletën për çerekfinale me mjaft e vështirësi e siguroi skuadra kryesuese e Superligës Drita, e cila triumfoi ndaj Dukagjinit vetëm pas penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola derisa në serinë e 11-metërshave festoi skuadra nga Gjilani me rezultat 5-4.

Ndërkohë, dy skuadrat tjera të elitës Llapi dhe Malisheva shënuan fitore në duel me Vushtrrinë dhe Dinamon, me shifra identike 2-0.

Ndeshja e fundit e ditës u zhvillua në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës. Bardhekaltërit e kryeqytetit shënuan fitore bindëse me rezultat pokeri. Dy gola i realizoi Gallapeni në të 79′-ën, 88′-tën, derisa nga një gol shënuan Gnapi dhe Muja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga