Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina sfidon surprizën e kampionatit dhe Drita ndeshet me vendin e fundit, mësoni sfidat e ditës së sotme të superligës së Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Prishtina sfidon surprizën e kampionatit dhe Drita ndeshet me vendin e
Prishtina

Sot luhen dy takime sa i takon xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës. Pas ndeshjes së ditës së djeshme mes Gjilanit dhe Ferizajt, sot ballafaqohen Malisheva me kryequtetasit e Prishtinës dhe Feronikeli vihet përballë skuadrës tjetër nga Gjilani, Dritës.

Të dy sfidat startojnë në orën 13:00 dhe luhen në qytetet e Malishevës dhe të Drenasit. FC Malisheva vjen si surptiza e kampionatit teksa e kryeson atë me 17 pikë dhe vetëm 1 humbje, ndërsa Prishtina kërkon fitoren që të zerë vendin e dytë të Ballkanit. Prishtinalinjtë vijnë nga një formë me oshilacione, ku pas çdo fitoreje kanë koleksionuar një humbje nga pas.

Feronikeli, në takimin tjetër që luhet në po të njëjtën orë, ka vetëm 1 pikë dhe një formë prej humbjesh të njëpasnjëshme. Ekipi nga Drenasi do të kërkojë të marrë fitoren e parë sezonale dhe të rikthejë shpresën për mbijetesë. Drita, që bëri paraqitje dinjitoze europiane këtë verë ndodhet në mesin e tabelës me po aq pikë sa Prishtina.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, luhen dhe dy sfida ditën e nesërme për të përmbyllur këtë javë në futbollin elitar të Kosovës.

TAKIMET E SOTME:

Prishtina sfidon surprizën e kampionatit dhe Drita ndeshet me vendin e
Malisheva-Prishtina
Prishtina sfidon surprizën e kampionatit dhe Drita ndeshet me vendin e
Feronikeli-Drita

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga