Fotomontazh/ Granit Xhaka, përmbytjet në Kosovë
Si Shqipëria ashtu dhe Kosova po kalojnë ditë tepër të vështirë këto ditë janari. Ashtu si në vendin tonë, edhe në Kosovë ka përmbytje të shumta, duke shkaktuar kaos e vështirësi.
Ndërkohë që për këtë situatë alarmante dhe të rëndë, ka reaguar futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Ky i fundit ka publikuar në “InstaStory” disa pamje të përmbytjeve në Kosovë.
Teksa krah këtyre fotove shkruan: "Le të lutemi për Kosovën!", duke "ndihmuar" në mënyrën e tij shtetin nga vjen.
Një mbështetje që vjen nga Xhaka në këtë formë, për një moment tepër të vështirë për banorët e Kosovës. Kujtojmë se përmbytjet kanë mbi 5 ditë që janë prezente.
Story i Granit Xhakës
Poll
