Pamje nga momenti
Portieri i Gjilanit, Vokli Laroshi, u detyrua të linte fushën pas një goditjeje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes ndaj Llapit. Incidenti ndodhi pas një kontakti të pakontrolluar me lojtarin kundërshtar, Aleks Gnapi.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, duke i dhënë portierit ndihmën e parë direkt në fushë. Për shkak të protokolleve të sigurisë dhe vlerësimit të situatës, u vendos që Laroshi të zëvendësohej menjëherë.
Burime nga klubi kanë bërë të ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe pa pasoja serioze, pavarësisht disa dhimbjeve të lehta në kokë.
Kujtojmë se 24-vjeçari elbasanas ka një të shkuar edhe në Shqipëri. Ai ka luajtur për ekipe si Turbina dhe Partizani.
Poll
