Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nuk u licensua për Kupat e Europës, kryeqytetasit publikojnë dokumentin, akuzojnë rëndë Federatën

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk u licensua për Kupat e Europës, kryeqytetasit publikojnë
Prishtina

FC Prishtina nuk u licencua për garat europiane për edicionin 2023/24 edhe pse kishte fituar Kupën e Kosovës.

Që në atë kohë, FC Prishtina kishte shfaqur dyshimet e saj në lidhje me moslicencimin, pasi ishte bërë klubi i parë i kualifikuar në garat evropiane që iu ndalua pjesëmarrja, ndërsa në vend të tyre shkoi Dukagjini i Klinës, nga pozita e katërt në kampionat.

FC Prishtina ka dalë me një komunikatë, ku shkruan se nuk është licencuar pa të drejtë nga FFK dhe këtë e ka vendosur KAS-KOK.

Më poshtë postimi i tyre në rrjetet sociale, ku shkruhet po ashtu se klubi do të kërkojë kompensim.

Anulohet Vendimi me Nr. 539-2, i datës 26.05.2023 i Komisionit të shkallës së dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe Vendimi 534-2, i datës 19.05.2023 i Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA.

FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshmen të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit.




Tags:

prishtina

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga