
Ballkani
Ekipi i Ballkanit nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Kosovë. Të besuarit e Shehit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë në tre përballjet e para në Superligën e Kosovës.
Teksa po zhvillohen ndeshjet miqësore dhe kualifikueset e Kupës së Botës të kombëtareve, në klubin e Ballkanit nuk ka kohë për pushim. Orges Shehi me “djemtë e tij” kanë dalë ditën e sotme në stërvitje.
“Pushimi i shkurtër përfundoi, kthehemi në proces stërvitor”, shkruan Ballkani në rrjetet sociale. Ekipi i Shehit aktualisht renditet në vendin e katërt me 5 pikë, një pikë më pak se tre vendet më sipër.
Poll