
Amir Rrahmani po kalon këto ditë pushimi në Kosovë. Kampioni i Italisë me Napolin, ka “zbarkuar” në Prishtinë, teksa së fundmi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e këtij të fundit.
Kryeministri Kurti i ka “rrëmbyer” kapitenit dardan edhe një fanellë të përfaqësueses së Kosovës. Ndërkohë që nuk ka krusyer edhe elozhet për qendërmbrojtësin, duke përmendur edhe disa prej ekipeve ku Rrahmani ka luajtur gjatë karrierës së tij.
Postimi i Albit Kurtit:
Nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Spliti, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, dhe pastaj në Itali fillimisht te Verona dhe tash te Napoli, Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë e më të suksesshëm të Kosovës dhe të kampionit të Serie A, Napoli. Ai është shembull për t'u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët.
Bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe deputetin e trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, me kënaqësi mirëpritëm kapitenin e Kosovës që është dy herë kampion i Italisë. E uruam për arritjet e jashtëzakonshme në futbollin profesionist e veçanërisht në një ekip si Napoli ku sa herë fiton bëhesh i paharrueshëm dhe ikonë për tifozerinë atje, si dhe e falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë – e unë edhe për fanellën që ma dhuroi.