Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nga një gol për secilën skuadër në Durrës, dy klubet shqiptare ndahen në barazim

Shkruar nga NEWSPORT
Nga një gol për secilën skuadër në Durrës, dy
Trepça-Lushnja

Ditën e sotme është zhvilluar një miqësore mes dy klubeve shqiptare në Durrës. Trepça është përballur me Rahovecin, të dy ekipe të Ligës së parë në Kosovë.

Dy skuadrat nga Kosova kanë barazuar në takimin e luajtur në Tropical Resort të qytetit bregdetar. Sfida që nisi në orën 14:00 përfundoi me rezultatin 1-1 , nga një gol për secilën skuadër.

Kujtojmë që vetëm para pak ditësh, Trepça ’89 zhvilloi një tjetër test në Shqipëri, por në atë rast ndaj një klubi shqiptar. “Minatorët” fituan me shifra të thella ndaj Lushnjës në kontrollin e zhvilluar në Plug, në fushën sportive të klubit të Kategorisë së Parë.

Gjelbërartët ndaj lagunarëve luajtën mirë, ndërsa sot nuk është se u paraqitën dhe aq mirë. Kundër verdhjeshilëve, në klubin dardan debutoi talenti i ardhur nga Boavista, Romeu Abazaj.

Shqiptari është afrimi më i fundit në klubin nga Mitrovica dhe ka bërë shumë bujë pasi vjen nga një prej të paktave skuadra që kanë thyer hegjemoninë e Portos, Benficas dhe Sportingut në Portugali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga