Ballkani ka një arsye për t’u krenuar me 3 futbollistë që këtë sezon janë pjesë e Champions League. Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin dhe Albion Rrahmanin te Sparta e Pragës, bashkë me Arbën Hoxhën te Dinamo Zagreb.
Të tre këto futbollistë, u promovuan fillimisht nga Ballkani te skuadra të ndryshme në Europë. Ishte Arbër Hoxha që u largua në vitin 2021 nga Ballkani për te Lokomotiva e Zagrebit.
Atje Hoxha spikati, për të provuar më pas Slaven Belupon dhe së fundmi Dinamo Zagreb. Ermal Krasniqi u largua nga suharekasit në janarin e vitit të kaluar.
Ishte Cluj që bleu kartonin e tij. Më pas nga Cluj pasoi aventura te Rapidi i Bukureshtit dhe tashmë është pjesë e Spartës së Pragës.
Albion Rrahmani u largua i fundit nga Ballkani, pikërisht në verën e kaluar, por pati një rrugëtim më të shpejtë. Ishte Rapidi i Bukureshtit që bleu kartonin e tij, më pas nga rumunët kaloi te çekët e Spartës së Pragës.
Kujtojmë se Ballkani ka fituar nga kartoni i shitjeve të Ermal Krasniqit dhe Albion Rrahmanit. Kampionët e Kosovës i kanë modelet për futbollistët e ardhshëm që do luajnë me fanellën e tyre.