
Është përcaktuar edhe dueluesi i Malishevës në Conference League. Kundërshtari i tyre do të jetë një rival shumë i fortë, fjala është për Vikingur Reykjavik. Kundërshtari në fjalë sezonin e kaluar arriti të eliminojë Egnatian.
Vlen të përmendet se Malisheva nuk bën pjesë në grupin e favoritëve për të kaluar në fazën tjetër, megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur. Skuadra nga Malisheva e mbyll Superligën e Kosovës sezonin e shkuar në vendin e 3-të, pas Drita-s dhe Ballkanit.
Aktualisht Vikingur është lider në kampionatin islandez me 23 pikë pas 11 javësh, tregues se ata ndodhen në formë të mirë, ndërsa në Evropë kampionatet kanë përfunduar. Në totalë Vikingur Reykjavik ka fituar 7 kampionate, 5 Kupa dhe 2 Superkupa islandeze.