Kosova do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”. Duel që do të luhet ditën e martë në orën 20:45. “Dardanët” ditën e djeshme kanë siguruar kualifikimin në “Plkay-Off” të Kupës së Botës, duke shkruar kështu historinë.
Një ndeshje delikate për ekipin e drejtuar nga Franco Foda, të cilët matematikisht kanë ende shanse për kualifikimin direkt në Kupën e Botës, pasi kanë 3 pikë më pak se “helvetët” në grupin B. Por që diçka e tillë të ndodhë, Kosova duhet të fitojë me 6 gola diferencë ndaj zvicerianëve. Në fakt që kjo të ndodhë duket e vështirë, por shpresa vdes e fundit.
E pikërisht për këtë duel është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. UEFA i ka besuar Davide Massa duelin mes Kosovës dhe Zvicrës. 42-vjeçari do të mbështet nga Filippo Meli dhe Stefano Alassio, teksa rbitër i 4-të do tëjetë Daniele Chiffi.
