Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Llapi “zbarkon” në Superiore, interesohet për 24-vjeçarin që spikati me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
Llapi “zbarkon” në Superiore, interesohet për
Llapi / Tirana - Partizani

Llapi ka nisur të mendojë për merkaton, pasi siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës. Drejtuesit e klubit dhe trajneri, Tahir Batatina, kanë nisur të “piketojnë” objektivat e kësaj dritare transferimesh.

Mësohet se Llapi është interesuar për sulmuesin që spikati me Tiranën në sezonin e fundit në Superiore. Bëhet fjalë për Akileu Ndreca, i cili bëri mjaft mirë në aspektin personal.

24-vjeçari ka fituar interesin e Llapit, madje është vetë trajneri Tahir Batatina, e cili e pëlqen shumë futbollistin. Megjithatë, ende s’ka asgjë konkrete.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Akileu Ndreca mori pjesë në 37 ndeshje me Tiranën, me një total prej 1,924 minutash. Në aq mundësi sa pati, sulmuesi shënoi 8 gola dhe dhuroi 1 asist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga