
Norvegji 3-0 Kosovë (Haaland 16', 70', 75')
Kosova nuk ia ka dalë në miqësoren ndaj Norvegjisë. Përfaqësuesja dardane është mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 në transfertën e vështirë të Oslos. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda e kishte të pamundur të përballonte superfuqinë e Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester City-t ishte pikërisht ai që i shënoi të 3 golat për kombëtaren e tij.
FORMACIONET ZYRTARE:
Norvegjia (4-2-3-1): Nyland: Ajer, Hanche-Olsen, Ostigard, Moller Wolfe: Thorstvedt, Berge: Odegaard, Larsen, Bobb: Haaland. Trajner: Stale Solbakken.
Kosova (4-3-3): Bekaj: Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda: V.Berisha, Emërllahu, Idrizi: Rashani, Zhegrova, Muriqi. Trajner: Franco Foda.
Rastet e ndeshjes:
90+4' Përfundon ndeshja, Norvegjia fiton 3-0.
75' GOL! Haaland shënon të 3-tin.
70' GOL! Haaland dyfishon shifrat.
57' Norvegjia për pak sa nuk shënon autogol.
53' Muriqi "tremb" Norvegjinë, Kosova pranë golit.
45+4' Mbyllet pjesa e parë, Norvegjia kryeson 1-0.
45+3' Albion Rrahmani pranë golit.
41' Aksion model nga Norvegjisa, Odegaard tund rrjetën e jashtme.
36' Haaland provon përsëri, por Kosova është me fat.
33' Valon Berisha lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Albion Rrahmani.
16' GOL! Erling Haaland kalon Norvegjinë në avantazh.
1' Starton miqësorja në Oslo.