
Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet në fushën e lojës ditën e nesërme. Të besuarit e Franco Fodës do të presin në shtëpi në orën 20:45 ekipin e Sllovenisë për raundin e tretë të kualifikueseve të Botërorit.
“Dardanët” e nisin këtë sfidë si favoritë, ashtu janë kuotuar dhe nga kompanitë e basteve. Fitorja e Kosovës kuotohet me 2.25, fitorja e Sllovenisë 3.20, ndërsa barazimi 3.25.
Përfaqësuesja kosovare vjen si favorite në këtë takim ku do të kërkojë fitoren e dytë në këto kualifikuese. “Dardanët” ndodhen në vendin e dytë, ku regjistrojnë një humbje me Zvicrën dhe një fitore me Suedinë.
Poll