Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova la fushën e lojës, ja çfarë pritet të vendosë UEFA për ndeshjen e Bukureshtit

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova la fushën e lojës, ja çfarë pritet të
Kosova

Kaosi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës bëri që gjithçka të ndërpritej.

Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të tifozëve vendas, pra atyre rumunë detyruan kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin që të merrte ekipin dhe të linte ndeshjen në mes duke vendosur që të mos rifuteshin në fushë.

Një rast tepër i paprecedentë duke marrë parasysh që kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte. Megjithatë arbitri e pa që lojtarët e Kosovës nuk e kishin ndërmend që të riluanin këtë ndeshje dhe vendosi që ta mbyllte.

Tashmë, kjo ndeshje është hapur si çështje në UEFA dhe pritet vendimi përfundimtar. Por, çfarë pritet që të ndodhë me Kosovën? Më posht do të njiheni me disa nga mundësitë se si UEFA do ta gjykonte këtë ngjarje.

RREGULLORJA E UEFA-s:

Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha. 

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë. 

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara. 

Neni 29.02 

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes. 

Neni 29.05 

Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga