Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

KOSOVË/ Ngec Dukagjini i Munishit, Ferizaj mposht pa probleme Drenicën

Shkruar nga NEWSPORT
KOSOVË/ Ngec Dukagjini i Munishit, Ferizaj mposht pa probleme Drenicën
Ferizaj

Ditën e sotme janë zhvilluar dy takime të tjera të vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kosovës. Ekipi i Dukagjinit është ndalur në shtëpi përballë Prishtinës së re duke barazuar me shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë falë një goli të shënuar nga Gomes në minutën e 65-të. Më pas ekipi i Munishit arriti të gjejë golin e barazimit me Pllanën në minutën e 77-të.

Ferizaj ka triumfuar në shtëpi përballë Drenicës me rezultatin e pastër 2-0. Golat për skuadrën vendase ditën e sotme i shënuan Nafiu në pjesën e parë ndërsa Llabjani të dytin në fundin e takimit.

Poll

Lexo gjithashtu