
Edon Zhegrova
Largimi i Edon Zhegrovës nga Lille në merkaton e verës duket se është i paevitueshëm. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në sezonin aktual duke tërhequr vëmendjen e ekipeve “big” në Europë.
Siç raporton gazetari italian Nicolo Schira, Napoli vijon të jetë i interesuar për shërbimet e Zhegrovës. Plani i skuadrës kryesuese në Serie A është të nënshkruajë me sulmuesin 25-vjeçar në merkaton e ardhshme.
Kontaktet mes klubit napolitan dhe shqiptarit raportohet të kenë nisur që në janar, por pa arritur në një përfundim. Për këtë arsyje po shqyrtohet transferimi i tij në verë.
Poll