Ecuria e Kosovës në këto kualifikues të Kupës së Botës ngjason me film në periudha të ndryshme, atij “pa ngjyra” dhe tjetrit “me ngjyra të ndezuar”.
Humbja në nisjen e këtij rrugëtimi ndaj Zvicrës 0 – 4 vuri në dukje kritikat të forta ndaj trajnerit të “Dardanëve” Franco Foda, ku shumë analistë dhe gazetarë vendas kërkuan shkarkimin e tij.
Si përfundim, Foda i “mbijetoi” kësaj “vale” kritikash dhe arriti të orjentojë Kosovën në rrugën e duhur, e pasuar me rezultatet gati të pabesueshme, dy fitore me Suedinë, 4 pikë ndaj Sllovenisë dhe tashmë ata janë në “play-off”-in e Botërorit.
Por kjo nuk është e gjitha. Gazetarja sportive në Kosovë Qeqa Krelani para pak ditësh kritikoi deri në “palc” Armando Brojën, aq sa i kërkon të jetë “burrë” në fushë.
Por reagimi i radhës në lidhje me trajnerin e “Dardanëve” i ka kaluar “caqet”. Qeqa Krelani e cilëson Franco Foda me termin “Sir”, ndërsa në historinë e futbollit janë të paktë dhe gati të paarritshëm si trajner ata që e kanë mbajtur dhe mbajnë këtë term.
