
Granit Xhaka mbylli një sezon mjaft pozitiv me Bayer Leverkusen. Mesfushori i Zvicrës kontribuoi që “aspirinat” ta mbyllnin sezonin e Bundesligas në krye, madje pa asnjë humbje.
Trajneri i njohur, Ismet Munishi ka folur së fundmi pikërisht për Granit Xhakën, dhe lojtarët si ai. Munishi “shfrenon” fantazinë, nuk e krahasuar Xhakën me Toni Kroos, madje, për lojtarin e Zvicrës, Munishi thotë se është më i mirë nga përsa i përket anës difensive.
“Graniti më heq mallin për Kroos. Kohët e fundit kanë patur edhe një lojë të ngjashme, por në fazën difensive Graniti ka patur performancë më të mirë. Për Kroos nuk kemi ç’të themi. Po i shohim këta lojtarë që ikin për para në liga të dobëta, por unë e admiroj mentalitetin e popullit gjerman.
Janë krenar, kanë principe në punë. Kroos e ka lënë futbollin kur ishte në piedestal. Luan finalen e Champions League dhe e përfundon. 99.9% e futbollistëve kanë ngritjen, kulmin, rënien e më pas tërhiqen. Ky po e lë futbollin në kulmin e tij.
Gjithmonë do ta mbajmë mend Toni Kroos si një futbollist fantastik pikërisht për këtë. Ka luajtur në një klub të madh, një ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Është fantastik”, tha Munishi.